Capital T shënon një tjetër ngjitje në karrierën e tij, publikon të plotë albumin e radhës "Skulpturë"

Reperi i njohur shqiptar ka publikuar të plotë albumin e tij më të ri “Skulpturë”.
Në orën 00:00 të datës 1 tetor, ai njoftoi fansat e tij përmes rrjeteve sociale se albumi “Skulpturë” është tashmë i disponueshëm në të gjitha platformat online.
Albumi ka gjithsej 15 këngë, gjashtë prej të cilave janë bashkëpunim me emra të suksesshëm.
Duket se kriza pandemike e shkaktuar nga virusi COVID-19 e që u reflektua me mungesë të koncerteve për një numër të madh artistësh, nuk e ndaloi së prodhuari muzikë reperin e njohur.
Capital T ka qenë gjatë gjithë vitit aktiv me projekte muzikore, duke jetësuar kështu edhe albumin e tij “Skulpturë”, i cili i pason atij “Winter is coming” që u publikua tri vite më parë.

“Skulpturë” numëron tashmë një varg hitesh që tashmë shumë prej tyre janë publikuar me klipe, të tilla si: “Flex”, “Braziliane”, “Tu Festu”, “C’est la vie”, etj.
Kjo është lista e plotë e albumit “Skulpturë” nga Capital T: 1. Capital T - Tu Festu Tu Festu
2. Capital T & Jay 1 - Money Money & Jay 1
3. Capital T - 600PS 600PS
4. Capital T - C'est La Vie C'est La Vie
5. Capital T - Flawless Flawless
6. Capital T & Ledri Vula - DMP DMPCapital T & Ledri Vula
7. Capital T - Flex Flex
8. Capital T - Braziliane Braziliane
9. Capital T & Dardan - Love Love Love LoveCapital T & Dardan
10. Capital T - Bisha Bisha Feat. Vig Poppa
11. Capital T - Demons Demons
12. Capital T - Cosa Nostra Cosa NostraCapital T Feat. Pronto Dinero
13. Capital T - Mi Amor Mi AmorCapital T Feat. Mente Fuerte
14. Capital T - Fjalt E Nanes Fjalt E Nanes
15. Capital T - S'kthehna S'kthehna.
/Telegrafi/































































