Tre artistët e famshëm shqiptarë, Capital T, Ledri Vula dhe Majk, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale në një postim të shpërndarë në Instagram.


Trim Ademi (emri i vërtetë) zbulon se bashkëpunimi i tyre pritet të lansohet më 3 qershor (e shtunë).

Ata kanë prezantuar edhe një pjesë nga videoklipi, në imazhin që kanë vendosur ta ndajnë për paralajmërim.

“Yjet dalin natën. 03.06.23.13:00”, thuhet në postimin e tyre.

Reagimet qenë të menjëhershme me fansat e tyre që mezi po presin për këtë duet.

Besohet që kjo këngë do të jetë një nga hitet e kësaj vere. /Telegrafi/