Ish-trajneri i shumë skuadrave të mëdha italiane, Fabio Capello, shihet si zëvendësues potencial i Arsene Wenger te Arsenali për sezonin e ardhshëm. 

Capello aktualisht është duke punuar në Kinë te Jiangsu Suning, por ai mund të largohet pasi ak humbur dy nga tri ndeshjet hapëse në kampionat.


71 vjeçari mund të kthehet në Angli, ku ka qenë trajner i Komëbtares në mes viteve 2007 -2012.

GettyImages 469653798 Capello punon në Kinë. (Photo by Jamie McDonald/Getty Images for Laureus)

Don Fabio ka drejtuar klube si Milan, Real Madrid, Roma, Juventus dhe Kombëtaren Ruse.

Sipas Ladbrokes dhe The Sun, Capello mund të jetë zëvendësues i Wenger në Londër.

wenger Wenger, trajner i Arsenalit

Në garë për stolin e klubit janë edhe Carlo Ancelotti, po ashtu nuk përjashtohet as Tomas Tuchel.

I fundit që gjendet në listë është Thierry Henry./Telegrafi/

telegrafi sport app