LAJMI I FUNDIT:

Canolli synon të rikthehet fuqishëm pas “vdekjes” që pa me sy nga aksidenti i fundit

Canolli synon të rikthehet fuqishëm pas “vdekjes” që pa me sy nga aksidenti i fundit

Pamja e BMW-së së tij dhe lëndimet që i pësoi ishin trishtuese, por Bardhi doli të ishte më i fortë. Ai tashmë është gati për të garuar sërish, madje ka ambicie më serioze se kurrë më parë.

Më 11 shtator të vitit të kaluar, Bardhyl Canolli pati përjetuar një aksident të tmerrshëm gjatë pjesëmarrjes në një garë që po zhvillohej në Fushë Krujë. Pamja e BMW-së së tij dhe lëndimet që i pësoi ishin trishtuese, por Bardhi doli të ishte më i fortë. Ai tashmë është gati për të garuar sërish, madje ka ambicie më serioze se kurrë më parë. “Falë Zotit, unë jam mirë, pas gjithë asaj që kam përjetuar tani jam gati dhe sivjet do të jem pjesë e garave”, ka thënë Canolli.

Emocioni i jetës për Bardhyl Canollin
Lexo po ashtu Emocioni i jetës për Bardhyl Canollin

Përveç në kampionatin vendor, Canolli synon të marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare, konkretisht ato që organizohen nga FIA CEZ (FIA për Zonën e Evropës Qendrore). “Tani ne jemi të barabartë me garuesit e të gjitha vendeve tjera, prandaj do të ishte mëkat nëse e humbim mundësinë për të sfiduar veten edhe në gara ndërkombëtare. Synimi im është kampionati i FIA CEZ në të cilin besoj se mund të kem paraqitje të mira”, ka shtuar Canolli.


E për të arritur sukses aty ku konkurrenca është tepër e fortë, sigurisht që duhet pasur edhe makinë sfiduese. Megjithëse BMW e tij e njohur është në gjendje sikur të mos kishte pësuar fare aksident (shokët ia patën riparuar “ilegalisht” brenda një kohe shumë të shkurtë). Bardhi ka në plan diçka tjetër. “Në FIA CEZ konkurrenca është shumë e fortë. Me siguri se aty do paraqitem me një veturë të tipit Radikal SR8. Do të jetë një përvojë e re për ne, por besoj se do të arrijmë rezultate të mira”, ka thënë Canolli në fund.

Kampionati i Kosovës në automobilizëm fillon në fundjavën e ardhshme.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori