Trajneri i Valencias, Marcelino, ka thënë se nuk ka asnjë gjasë që Joao Cancelo të largohet nga Interi. 

Mbrojtësi i djathtë është në huazim nga Valencia te Interi, për një vit, ndërsa deri më tani ka bërë vetëm katër paraqitje.


Ndërsa në anën tjetër nga Interi te Valencia ka shkuar Geoffrey Kondogbia.

Cancelo Cancelo gjatë prezantimit te Interi

“Nëse trajneri i Interit, [Luciano Spalletti] ka thënë se ai do të qëndrojë, ne nuk duhet të llogarisim se ai do të vijë të Valencia”.

“Nuk ka asnjë gjasë që ai të luajë për në”, ka thënë sot Marcelino në konferencë për shtyp.

cancelo 1 Joao Cancelo e do një vend te Portugalia në Kampionatin Botëro. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)

Lojtari është në huazim me të drejtë blerje për vlerën e 25 milionë eurove.

Në ditët e fundit ka pasur shumë lajme që portugezi mund të kthehet te Valencia, por që fjalët e trajnerëve i mbyllin të gjitha thashethemet. /Telegrafi/

telegrafi sport app