Eduardo Camavinga ishte një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit në fitoren 2-1 ndaj Barcelonës të dielën.

Francezi luajti në një rol të pazakontë, si sulmues i djathtë, dhe befasoi të gjithë me paraqitjen e tij të shkëlqyer.


Trajneri Xabi Alonso vendosi ta përdorte Camavingan në këtë pozicion dhe vendimi i tij dha rezultat.

Në 90 minuta lojë, ai realizoi 22 pasime të sakta nga 26 tentativa, fitoi shumicën e dueleve, rikuperoi disa topa dhe dribloi me sukses tri herë, duke humbur topin vetëm një herë.

“E gjithë skuadra luajti mirë, por Eduardo ishte i jashtëzakonshëm”, ka thënë Alonso pas ndeshjes.

Camavinga reagoi edhe vetë në rrjete sociale me humor: “Pozicion i ri i zhbllokuar: sulmues i djathtë.”

Që kur ka ardhur te Real Madridi, Camavinga është treguar shumë i vlefshëm për shkak të aftësisë për të luajtur në shumë role, si mesfushor, mbrojtës i majtë dhe tani edhe si sulmues krahu.

Energjia dhe inteligjenca e tij në fushë e kanë bërë një lojtar të rëndësishëm në skuadrën e Alonsos.

Trajneri spanjoll shtoi se beson shumë në të.

“Ka shumë potencial dhe shumë cilësi. Ai është një lojtar që gjithmonë lëviz dhe përshtatet. Nuk është statik, është dinamik”.

Me këtë paraqitje, Camavinga tregoi edhe një herë se është një lojtar i gjithanshëm që mund të ndikojë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. /Telegrafi/

telegrafi sport app