"Call of Duty: Black Ops 7" përmbytet nga mashtruesit që në ditën e parë

Vetëm disa orë pas hapjes së qasjes së hershme në beta-versionin e “Call of Duty: Black Ops 7”, video-loja është përmbytur nga mashtrues dhe hakerë, megjithëse Activision kishte premtuar mbrojtje të avancuar kundër mashtrimeve.
Kjo është video-loja e parë në seri që kërkon Secure Boot dhe TPM 2.0, por këto masa nuk mjaftuan për të ndalur mashtruesit.
Edhe pse këto kërkesa u prezantuan si të detyrueshme, përdorues në rrjetet sociale kanë ndarë video ku shihen mashtrues që përdorin “wallhack” dhe “aimbot”.
Problemet nuk ndalen këtu – disa lojtarë që fituan qasje të hershme përmes promovimeve, morën mesazhe gabimi që u kërkonin të bëjnë ende paraporositjen për të hyrë në beta.
Another rage hacking aimbotter going full blatant in the first hours of the Black Ops 7 beta pic.twitter.com/a1FqT81Qp8
— ModernWarzone (@ModernWarzone) October 2, 2025
Activision thotë se kjo është zgjidhur, por disa përdorues ende e hasin problemin.
Pas kritikave, Activision deklaroi se ka ndaluar (banuar) të gjithë mashtruesit që u shfaqën në video online.
Kjo vjen pak ditë pasi ata njoftuan përditësime të reja anti-mashtruesit që përdorin inteligjencë artificiale dhe mësim të makinerive për të analizuar miliona orë video-loje. /Telegrafi/
HACKERS already in the Black Ops 7 Beta 👀
pic.twitter.com/YjutlCe83i
— Call of Duty Pulse (@TheCODPulse) October 2, 2025




















































