LAJMI I FUNDIT:

Caktohet arrest shtëpiak për të dyshuarën nga Ferizaj, për shkak të dyshimeve se kishte kryer vrasje në tentativë

Caktohet arrest shtëpiak për të dyshuarën nga Ferizaj, për shkak të dyshimeve se kishte kryer vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka bërë të ditur që është caktuar arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji kundër të pandehurës me inicialet E.H, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurës E.H. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.


Tutje thuhet që gjykata pas seancës dëgjimore ka vlerësuar që ekziston dyshimi që kjo e pandehur ka privuar nga jeta me dashje të dëmtuarin P.A.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura më 5 nëntor 2021, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka tentuar që ta provoj nga jeta të dëmtuarin P.A. në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje mes tyre, nxjerr një thikë, të cilën paraprakisht e kishte marr me vete nga shtëpia e saj dhe me të njëjtën e godet të dëmtuarin një herë në pjesën e abdomenit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka i njëjti më pas detyrohet të kërkojë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurës e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori