LAJMI I FUNDIT:

Cakolli: VV po shkel ligjin për zgjedhjet

Cakolli: VV po shkel ligjin për zgjedhjet

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, në një konferencë për media ka njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ai ka paraqitur shqetësimin e tij se në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje, ka shpërndarë fletushka nëpër automjetet e që sipas për këto shkelje do të deponojnë gjatë ditës ankesë në Panelin Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa (PZAP).


Cakolli po ashtu tha se qytetarët e Prishtinës , qysh moti e  kanë dhënë mesazhin e ndryshimit e që beson që ai ndryshim do të ndodh në Prishtinë.

“Deri më tani nga të dhënat që i kemi nga tereni , nga aktivistët tonë , procesi zgjedhor është duke shkuar në mënyrë të rregullt dhe pa ndonjë defekt i cili do të cenonte , procesin zgjedhor. Mirëpo pavarësisht kësaj sikurse edhe në shumë raste të tjera paria Vetëvendosje, sikurse edhe në shumë herë gjatë fushatës që ka bërë shumë shkelje të shumta  ka bërë shkelje të rënda të rregullave zgjedhore duke mos e respektuar heshtjen zgjedhore. Sot në kryeqytet, janë gjetur fletushka propaganduese të LVV-së , nëpër veturat e qytetarëve të Prishtinës të cilat na janë raportuar nga qytetarët e Prishtinës neve këtu në shtab me çka konsiderojmë se është shkel rregullorja 13/2013-të , për fushatën zgjedhore dhe për njoftimet për ngjarjet politike më saktësisht ne in 8 pika 1 shkronja a , b dhe c.  Me këtë rast kërkojmë nga KQZ-ja që ti ndërmarr masat e nevojshme konform rregullativës ligjore në fuqi . Për çka ne gjatë ditës do të deponojmë ankese në PZAP-në”, tha ai.

Cakolli ka kërkuar që mos të shtrembërohet vullneti i qytetarëve të Prishtinës.

“Ne e kuptojmë shqetësimin dhe ankthin e humbjes së partisë në pushtet në Prishtinë dhe pavarësisht kësaj ne i bëjmë thirrje  që mos të tentohet të shtrembërohet vullneti i qytetarëve të Prishtinës të cilët qysh moti kanë dhënë mesazhin e ndryshimit . Ne besojmë që ndryshimi do të ndodh edhe në Prishtinë“, tha Cakolli.

Ai para mediave i ka prezantuar disa foto të veturave mbi të cilat janë parë fletushka të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori