LAJMI I FUNDIT:

Cakolli: Politizimi i pothuajse secilit diskutim në KQZ po cenon profesionalizmin e këtij institucioni

Cakolli: Politizimi i pothuajse secilit diskutim në KQZ po cenon profesionalizmin e këtij institucioni
Foto: Arkiv

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës tha sot se asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë raste të mbylljes së mbledhjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve para kohe, si rrjedhojë e  përplasjeve politike.

Cakolli në një postim në Facebook shkruan se degradimi dhe shndërrimi i mbledhjeve të KQZ-së në hapësirë për shfryrjen e inateve politike, përmes devijimit nga agjenda është për të ardhur keq.


Daka lëshon mbledhjen e KQZ-së: "Bollni me cirkuz politik"
Lexo po ashtu Daka lëshon mbledhjen e KQZ-së: "Bollni me cirkuz politik"

Lexoni të plotë postimin e Cakollit:

“Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë raste të mbylljes së mbledhjeve të KQZ-së para kohe, si rezultat i përplasjeve politike. Degradimi dhe shndërrimi i mbledhjeve të KQZ-së në hapësirë për shfryrjen e inateve politike, përmes devijimit nga agjenda, është për të ardhur keq.

Ndonëse Kosova prej vitesh është përgëzuar për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, për çka një pjesë e madhe e meritave i shkojnë KQZ-së, politizimi i pothuajse secilit diskutim apo pikë të rendit po cenon profesionalizmin e këtij institucioni por edhe besimin e publikut në të”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori