Në përballjen e javës së 13-të të Ligës Premier, Chelsea po prit në Stamford Bridge rivalin e madh Arsenalin në një ndeshje që nisi me ritëm të lartë dhe tension të dukshëm në çdo aksion.

Pjesa e parë u karakterizua nga disa ndërhyrje të ashpra dhe kartonë të verdhë, duke treguar se të dy ekipet luanin me agresivitet maksimal.


Që në minutat e para, Anthony Taylor nuk hezitoi të ndëshkonte lojtaret me karton të verdhë.

Një moment vendimtar erdhi në minutën e 37-të, kur Moises Caicedo (Chelsea) shkaktoi një ndërhyrje që fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por pas rishikimit të VAR, gjyqtari vendosi ta ndëshkojë me karton të kuq, duke e lënë Chelsean me një lojtar më pak.

Rastin më të mirë në këtë pjesëlojë e kishte Bukayo Saka, por Robert Sanchez ishte i saktë në pritje, duke neutralizuar kërcënimin.

Pjesa e parë tregoi se sfida mes dy rivalëve të mëdhenj tdo të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në të dytën. /Telegrafi/

telegrafi sport app