LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Sektori privat, partner për zgjidhjen e sfidave të përbashkëta

Bytyqi: Sektori privat, partner për zgjidhjen e sfidave të përbashkëta

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit për dialog publiko-privat, i cili mbahet në baza të rregullta tremujore, tha se ky dialog pasqyron më së miri qasjen e kësaj Qeverie, e cila e sheh sektorin privat si një partner me të cilin mund të diskutojë në mënyrë transparente sfidat me të cilat përballen dhe natyrisht të gjejë një mënyrë për t’i zgjidhur ato. Në seancë morën pjesë zëvendësministri i punës dhe politikës sociale Enver Husein, zëvendësministri i ekonomisë, Zoran Manevski, zëvendësministri i financave, Filip Nikoloski dhe kryetarët, nënkryetarët, drejtorët ekzekutivë ose operativë të Odës Ekonomike të Maqedonisë, Lidhjes së Odave Ekonomike, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe nga MASIT.

Temat e diskutuara nga të pranishmit ishin importimi i fuqisë së punës, ligji i marrëdhënieve të punës, reformat tatimore, kriza energjetike dhe ligji për mbrojtjen e konsumatorit. Në pikën e parë, odat dhanë një analizë/perceptim se cilat aktivitete kanë nevojë për çfarë kualifikimesh duhet të kenë punëtorët, duke paraqitur edhe këndvështrimin e tyre nëse ka nevojë për rritjen e kuotës për punësimin e të huajve. Odat Ekonomike dhanë deklarimin e tyre nëse kanë barriera administrative dhe çfarë kërkon më shumë kohë.


Në sferën e reformave tatimore, zëvendësministri i financave, Filip Nikolloski, bëri një pasqyrë të taksës së solidaritetit dhe reduktimit të ekonomisë gri, më saktë, me të cilat metoda dhe mekanizma do të zbusin goditjet tatimore në sektorin e biznesit.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori