LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Po bëjmë përpjekje t’iu sigurojmë fëmijëve edukim dhe arsimim të mirëfilltë

Bytyqi: Po bëjmë përpjekje t’iu sigurojmë fëmijëve edukim dhe arsimim të mirëfilltë

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare ”Shëndeti, Mirëqenia dhe të Drejtat e Fëmijëve”, ku ka folur fëmijët dhe rininë.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Bytyqi ka shkruar se Qeveria në bashkërendim me institucionet tjera vendore dhe në përkrahje të madhe të partnerëve ndërkombëtarë, po bënë përpjekje të vazhdueshme që të ndërtojë politika të mirëfillta për të siguruar të drejtat e fëmijëve dhe për t`u siguruar atyre edukim dhe arsimim të mirëfilltë.

“Me kënaqësi sot mora pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ”Shëndeti, Mirëqenia dhe të Drejtat e Fëmijëve”, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në të cilën ishin të pranishëm edhe Shefi Zyrës së UNICEEF-it në Kosovë, Murat Sahin dhe përfaqësues tjerë vendor e ndërkombëtar.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të pranishmëve iu drejtova me një fjalë rasti, ku theksova se, kjo Konferencë e organizuar në prag të shënimit të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është e veçantë, sepse po flasim për pjesën më të rëndësishme të shoqërisë, fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Kam përgëzuar fëmijët dhe të rinjtë për këtë ditë të rëndësishme, ndër të tjera theksova se po bëhet përpjekje institucionale që të krijohen mundësi dhe kushte më të mira për fëmijët, në mënyrë që ata të rriten të shëndetshëm dhe të përgatiten për të qenë lider të së ardhmes.

Qeveria në bashkërendim me institucionet tjera vendore dhe në përkrahje të madhe të partnerëve ndërkombëtarë, po bënë përpjekje të vazhdueshme që të ndërtojë politika të mirëfillta për të siguruar të drejtat e fëmijëve dhe për t`u siguruar atyre edukim dhe arsimim të mirëfilltë.

Ministria e Arsimit, është e angazhuar që t`u krijojë mundësi të përfshirjes sa më të madhe të fëmijëve në edukimin në fëmijëri të hershme dhe se ky angazhim është shtuar edhe me aktivitete vetëdijesues për prindërit, sa i përket rëndësi së edukimit të fëmijëve në moshë të re”, ka shkruar në Facebook, Shyqyri Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori