Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, vizitoi sot Gjimnazin “Skerderbeu” në Kaçanik në të cilin po mbahej Testi i Arritshmërisë, me nxënësit e klasave të nënta të kësaj komune.
Me këtë rast, Bytyqi, i shoqëruar nga kryetari i komunës, Besim Ilazi kanë takuar Këshillin Drejtues të këtij gjimnazi, me të cilët biseduan rreth mbarëvajtjes së procesit mësimor në këtë institucion dhe për zhvillimet në arsim në komunën e Kaçanikut.
Në këtë takim, ministri shprehu përkrahjen e Ministrisë së Arsimit për sigurimin e ambienteve të përshtatshme për fëmijët tanë dhe motivimin e mësimdhënësve, duke ofruar ambiente të përshtatshme për mësimdhënie.
“Nga vizitat që po i bëjmë në shkolla jo vetëm që po shohim se si po mbahet Testi i Arritshmërisë, por bashkë me drejtorin dhe drejtuesit lokal po diskutojmë për punën e mësimdhënësve tanë. Pra, vetëm kur fillon debati dhe diskutimi mund të shihet se sa kemi nevojë që niveli qendror dhe niveli lokal, bashkë me mësimdhënësit të diskutojmë për sistemin arsimor si dhe për nevojat që kanë vet shkollat”, deklaroi Bytyqi.
Po ashtu, Bytyqi tha se Testi i Arritshmërisë është një mundësi e mirë që nxënësit të dëshmojnë të arriturat e tyre gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët, ndërsa tha se pret rezultate të mira nga ky test.
Gjatë ditës së sotme, Bytyqi vizitoi edhe shkollën fillore “Idriz Seferi”, ku po ashtu takoi Këshillin Drejtues të shkollës, me ç’rast shprehu përkushtimin e Ministrisë së Arsimit për të krijuar kushte dhe ambient të mirë në shkolla.
Në këtë shkollë, ministri po ashtu pati rastin që për disa çaste të qëndrojë me fëmijët parashkollor, të cilët kishin përgatitur një program të shkurtër artistik për të shënuar festën e 1 Qershorit./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'