Bytyqi: Konkurrueshmëria dhe inovacioni luajnë një rol kyç për prosperitetin e shtetit
Në një fjalim të mbajtur para anëtarëve të Grupit Sektorial të Punës për inovacion dhe konkurrueshmëri, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, theksoi rëndësinë e konkurrueshmërisë dhe inovacionit në përballjen me sfidat demografike dhe plakjen intensive të popullsisë. Ai përmendi se projeksionet demografike të fundit tregojnë për një trend të zvogëlimit të popullsisë dhe theksoi se hapat institucional dhe strategjik duhet të merren menjëherë për të korrigjuar këtë situatë.
Zëvendëskryeministri theksoi se një mjedis biznesi dinamik dhe inovativ mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të këtyre ndryshimeve demografike në zhvillimin ekonomik. Ai prezantoi tre strategjitë që Qeveria ka përgatitur për të adresuar këto sfida: Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2024-2044, Strategjinë për Specializimin e Mençur dhe Strategjinë për Avancimin e Eksportit për periudhën 2024-2027.
“Ne duhet t’i pranojmë menjëherë këto dokumente dhe t’i integrojmë institucionalisht në politikat kombëtare, sepse ato paraqesin çelës për prosperitetin e përgjithshëm, përfshirë edhe prosperitetin ekonomik të shtetit. Çdo institucion shtetëror, por edhe sektori civil, duhet t’i pranojë si orientim apo kornizë bazë të të gjitha politikave të tij që i krijon dhe zbaton sipas kompetencave të tij”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.
Në lidhje me Strategjinë për Avancimin e Eksportit, zëvendëskryeministri tha se synohet ndërkombëtarizimi dhe rritja e eksportit, duke përfshirë diversifikimin e destinacioneve të eksportit dhe integrimin e ndërmarrjeve vendase në zinxhirët e furnizimit global.
Zëvendëskryeministri Bytyqi gjithashtu diskutoi rreth Projekt-Strategjisë për Specializim të Mençur, duke theksuar rëndësinë e përqendrimit në inovacion dhe dije për të forcuar konkurrueshmërinë e ekonomisë. Ai theksoi se sektorët si bujqësia e mençur, industria elektro-mekanike, sektori i teknologjisë informacionit dhe komunikimit, dhe ndërtesat e mençura janë me potencial të madh për zhvillim dhe kontribuim në ekonominë vendase.
Fjalimi i zëvendëskryeministrit përfundoi me një thirrje për një përqasje gjithëpërfshirëse dhe strategjike nga të gjitha sektorët, përfshirë sektorin civil, për të siguruar zhvillim dhe prosperitet në të ardhmen e vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City