LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Konkurrenca dhe inovacioni krijojnë potenciale të reja për rritjen ekonomike

Bytyqi: Konkurrenca dhe inovacioni krijojnë potenciale të reja për rritjen ekonomike

Vendi ka hyrë në periudhën e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, por rreziqet dhe paqartësitë janë ende aty, sa i përket zinxhirëve të shpërndarjes, rritjes së çmimeve, ndërprerjeve financiare, pasigurisë energjetike dhe tensioneve gjeopolitike.

Këtë, siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, e ka theksuar zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, në panelin e diskutimit në forumin bilateral të organizatave tink-tank nga Maqedonia e Veriut dhe Spanja me temën “Të mendojmë dhe punojmë së bashku”, organizuar nga Instituti Prespa.

“Këto variacione ndaj të cilave ekspozohen ekonomitë kombëtare, paraqesin një sfidë për të rinjtë që duan, që kanë dëshirën për t’u dhënë përgjigje, për t’i bazuar aftësitë e tyre drejtuese në konkurrencë dhe inovacion”, tha Bytyqi.


Për zëvendëskryeministrin këto cilësi bëhen edhe më të rëndësishme, nëse artikulojmë edhe proceset e digjitalizimit të aktiviteteve ekonomike.

“Të rinjtë që aspirojnë të bëhen liderë duhet të zhvillojnë aftësi digjitale që do t’u mundësojnë atyre të integrojnë dhe menaxhojnë sisteme që përpunojnë dhe analizojnë sasi të mëdha të dhënash, në të cilat janë integruar robotët dhe inteligjenca artificiale, procese që përfshijnë teknologjitë “re”, sigurinë kibernetike etj. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e mozaikut të quajtur konfigurimi ekonomik global, në të cilin lidershipi duhet të njihet dhe të integrohet për të çliruar potenciale të reja rritjeje, nënvizoi Bytyqi.Ai thekson se ndryshimet klimatike janë një tjetër faktor që duhet të integrohet në vizionin për rritje të qëndrueshme ekonomike.

“Për këtë arsye ekonomia e gjelbër ose kalimi nga burimet fosile në burimet e rinovueshme të energjisë me emetim të ulët ose zero të karbonit duhet të njihet si një mundësi reale për realizimin e ideve ekonomike që do të japin rezultate pozitive. Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, vitin e kaluar 83 për qind e totalit të investimeve në prodhimin e energjisë elektrike janë drejtuar në burime të ripërtëritshme të energjisë. Ky “sektor i gjelbër” i ekonomisë vitin e kaluar kishte 12.7 milionë vende pune, me një projeksion në vitin 2030 që numri i të punësuarve të jetë 38 milionë. Këto janë pjesë e mundësive të reja ekonomike për qytetarët e krijuar nga tranzicioni i gjelbër, të cilat liderët duhet t’i njohin dhe ofrojnë”, tha Bytyqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori