Bytyqi – Escobar: Anëtarësimi në NATO i shtoi mundësitë për investime të reja
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ka takuar sot me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar i cili po qëndron për një vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kurse shoqërohej nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Kate Marie Byrnes.
Sipas njoftimit nga kabineti i zëvendëskryeministrit, Bytyqi dhe ndihmës sekretari i shtetit Escobar, të cilët diskutuan për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve, rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe konkluduan se SHBA mbeten një nga partnerët më të fortë strategjikë të vendit tonë dhe mbështetës i fortë i integrimeve euro-atlantike.
“Bytyqi theksoi se anëtarësimi në NATO ka sjellë stabilitet dhe siguri në vend, duke rritur kështu mundësitë për investime të reja dhe konkurruenshmëri më të madhe në nivel ndërkombëtar, dhe theksoi se Qeveria është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme dhe tejkalimin e çështjeve të hapura, drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”
“Escobar dhe Bytyqi diskutuan edhe për avancimin e klimës së biznesit, përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore në vend dhe me fqinjët, si dhe realizimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, me ç’rast sekretari i shtetit Eskobar theksoi mbështetjen e SHBA-së për mbarë bashkëpunimin ekonomik rajonal që sjell një avantazh konkurrues për vendet e Ballkanit Perëndimor”
“Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi rikonfirmoi përkushtimin tonë që Maqedonia e Veriut të bëhet qendër energjetike në Ballkan, duke diversifikuar burimet e energjisë dhe duke u lidhur me vendet e rajonit, që gjithsesi është një strategji afatgjatë që do të sigurojë stabilitet, qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri gjatë furnizimit”
“Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Escobar, në takim rikonfirmuan se vendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në BE dhe se me mbështetjen e SHBA-ve do të realizohen reformat e nevojshme, të cilat janë në përputhje me parimet demokratike perëndimore të qeverisjes dhe do mundësojnë zhvillim të sigurt të shtetit dhe jetë më të mirë të qytetarëve”, thuhet në fund të komunikatës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale