LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: E diela ditë jopune është realitet, modeli duhet t’i mbrojë të gjithë

Bytyqi: E diela ditë jopune është realitet, modeli duhet t’i mbrojë të gjithë

“Masa qeveritare për të dielën – ditë jo pune do të shkrihet në zgjidhje ligjore sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është premtimi që Qeveria e ka bërë prioritet në programin qeveritar dhe kjo do të realizohet”, kumtuan sot pasdite nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Në kumtesë thuhet se zbatimi i zgjidhjes ligjore do të jetë në përputhje me të gjithë partnerët socialë dhe do të merren parasysh të gjithë faktorët që janë pjesë e funksionimit të ekonomisë në vendin tonë – këtu hyjnë planet e skicuara të buxhetit për kompanitë në sektorin privat dhe institucionet nga sektori publik.


“Punëtorët dhe punëtoret që do të punojnë për punëdhënësit të cilët do të funksionojnë edhe të dielën do të marrin një kompensim të shtuar për punën të dielën, që do të thotë se buxhetet e ndërmarrjeve do të ndryshohen, në mënyrë që të mos ketë ndryshime afatshkurtra në numrin e të punësuarve për shkak të rritjes së kompensimeve te këta punëdhënës, megjithatë duhet t’i jepet hapësirë riorganizimit dhe planifikimit me periudhë filluese që nga viti i ri kalendarik, d.m.th. 2022. Qeveria duhet të marrë parasysh të gjithë faktorët shoqërorë, siç është fakti që në këtë vit kalendarik edhe më tej po merremi me pasojat e shkaktuara nga kriza me Covid-19”, thuhet në kumtesë.

Nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Bytyqi theksojnë se po shqyrtohen edhe propozimet e sindikatave, ku kërkohen koncesione të caktuara në vlerësimin e mekanizmit “puna të dielën”, të cilat do të jenë më të volitshme për punëtorët dhe punëtoret.

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori