LAJMI I FUNDIT:

Bylbyl Sokoli i pakënaqur me angazhimin e lojtarëve në humbjen ndaj Dritës, paralajmëron rishikim të pozicionit te Gjilani

Bylbyl Sokoli i pakënaqur me angazhimin e lojtarëve në humbjen ndaj Dritës, paralajmëron rishikim të pozicionit te Gjilani

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli është ndarë i pakënaqur me lojën dhe angazhimin e lojtarëve të tij në derbin e humbur nga Drita.

Gjilani u mposht me rezultat 2-0 nga Drita në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri i ‘Skifterave’, Sokoli, i cili ka paralajmëruar edhe dorëheqje.


Drita fiton me lehtësi dhe dominon derbin e zjarrtë lokal ndaj Gjilanit, rikthehet lidere në Superligë
Lexo po ashtu Drita fiton me lehtësi dhe dominon derbin e zjarrtë lokal ndaj Gjilanit, rikthehet lidere në Superligë

“Mendoj se me këtë angazhim nuk mund të fitohen ndeshjet”, ka thënë fillimisht Sokoli pas ndeshjes.

“Duhet më tepër motiv, sakrificë, shumë angazhim për të arritur rezultatet. Prandaj duhet pasur kujdes se çfarë duhet ndërmarrë. Ishte fillim i plogësht i pjesës së parë”.

Ardian Nuhiu pas triumfit ndaj Gjilanit: I kënaqur me lojën dhe fitoren, ia dedikojmë ‘Intelektualëve’
Lexo po ashtu Ardian Nuhiu pas triumfit ndaj Gjilanit: I kënaqur me lojën dhe fitoren, ia dedikojmë ‘Intelektualëve’

“Kjo nuk tolerohet për një ekip që pretendon të jetë serioz në Superligë. Është gabim fakti të fillosh të luash vetëm pasi pranon dy gola”.

“Me siguri se do të analizoj pozicionin tim në klub”, përfundoi trajneri i Gjilanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori