LAJMI I FUNDIT:

Buzhala: Lista e sëmundjeve profesionale do të definoj trajtimin e punëtorit të sëmurë në vendin e punës

Buzhala: Lista e sëmundjeve profesionale do të definoj trajtimin e punëtorit të sëmurë në vendin e punës
Pashkë Buzhala, udhëheqës i Departamentit për Shëndetin Publik në Ministrinë e Shëndetësisë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Udhëheqësi i Departamentit për Shëndetin Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Pashkë Buzhala gjatë një interviste për “Përballje ditore”, në Telegrafi ka thënë se me miratimit e listës së sëmundjeve profesionale do të definohet trajtimi i punëtorit të sëmurë në vendin e punës.

Ai tha se nuk ka kuptim vetëm lista nëse nuk rregullohet pjesa e trajtimit të punëtorit sipas Ligjit për Shëndet dhe Siguri në Punë.


“Krejt qëllimi i listës është se çdo ndërmarrje apo institucion në bazë të kësaj që ka dhe dëmtohet shëndeti i punëtorit, ku pastaj rregullohet me trajtimin e personit që është sëmurë në vendin e punë apo përfitimet tjera. Në bazë të Ligjit për Shëndet dhe Siguri në Punë, barrën a duhet ta merr kompania, për mbulimin e një pjese të caktuar, apo sigurimi do të mjafton që ta mbuloj trajtimin. Pra këto janë gjëra duhet të rregullohen, ngase lista e thatë nuk ka kuptim”, tha ai.

Buzhala në këtë intervistë tha se duhet të trajtohen problemet te kompanitë për mbrojtjen e punëtorit.

Pashkë Buzhala, udhëheqës i Departamentit për Shëndetin Publik në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë intervistës në Telegrafi | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

“Edhe Ligji për Shëndet dhe Siguri në Punë parasheh qartë mbrojtjen e ne vendin e punës. Çfarë mund të bëjmë është që ta trajtojmë problemin dhe te kompanitë për mbrojtjen në punë të punëtorit”, ka shtuar Buzhala.

A ka Kosova listë zyrtare të sëmundjeve profesionale, flasin profesionistët
Lexo po ashtu A ka Kosova listë zyrtare të sëmundjeve profesionale, flasin profesionistët

Gjithashtu, ai në këtë emision ka folur edhe për miratimin e kësaj liste zyrtare dhe rëndësinë e saj.

Ky artikull është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it dhe AGK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel
Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Botë
Kalo në kategori