Poezi nga: Nizar Qabbani
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ngulmi kthetrat e kuqe në qafë,
mos ji dele me mua, as qëngj,
por si ulkonjë lufto
kur vi tek ti si vullkan i flakëruar.


Më të ëmblat buzë janë ato që luftojnë,
dhe më mizoret ato që thonë
“po”, gjithmonë.