LAJMI I FUNDIT:

Buxheti për barna rikthehet në menaxhim të Shërbimit Spitalor të Kosovës

Buxheti për barna rikthehet në menaxhim të Shërbimit Spitalor të Kosovës
Foto: Ilustrim

Bartja e kompetencave për menaxhimin e buxhetit nga Ministria e Shëndetësisë të Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), është një shpresë për furnizim më të mirë me barna dhe material shpenzues.

“Drejtoria e përgjithshme ka angazhuar të gjitha kapacitetet në mënyrë që furnizimi me barna dhe material shpenzues të stabilizohet sa me shpejt”, tha për Radio Kosovën zëdhënësi i SHKUK-së, Shpend Fazliu.


Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se buxheti duhet të menaxhohet nga spitalet, ndërsa ministria do të merret me politikbërje.

“Ne jemi liruar nga ai buxhet, sepse nuk kemi pasur nevojë që të kontrollojmë buxhetin. Le t’u shkojë buxheti spitaleve, atyre që kanë nevojë dhe të jetë buxheti me afër pacientit”, tha Ismaili.

Duke u bazuar në procedurat e prokurimit, të cilat gjithmonë kanë qenë problem në këtë aspekt, atëherë nuk ka shpresë për përmirësim, thotë deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli.

“Delegimi i kësaj përgjegjësie në SHSKUK, mund të shihet nga dikush si decentralizim, por unë mendoj që duke e parë organizimin e deritashëm të shëndetësisë, nuk jap shpresë, sepse tani drejtori i SHSKUK-së mund të thuhet se është me kompetenca shumë më të mëdha se sa Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ministri më shumë sillet si drejtor i SHSKUK-së.”, thotë ai.

Daut Kabashi, pacient, tha se nuk është në dijeni se nga kush menaxhohet buxheti, por ai është i dëshpëruar me mungesën e barnave dhe, sipas tij, gjendja në shëndetësi është e njëjtë që nga pas lufta.

“Me një fjalë… i ka humb rendi prej koke e deri në fund. Çka di unë është se, populli po vuan. Shtresa e ulët e popullit, se shtresë të mesme nuk ka. Ajo e larta është akomoduar për veti, e ne gjithmonë në të njëjtën pozitë, vetëm me forca tona çka po mundem të bëjmë”.

Buxheti i Spitaleve të Përgjithshme për vitin 2019 është mbi 42 milionë euro, ndërsa ai për QKUK-në është rreth 64­­­ milionë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori