LAJMI I FUNDIT:

Buxheti familjar… veç për ushqim!

Buxheti familjar… veç për ushqim!

Problemi nuk është që Shqipëria është e fundit në Evropë për frymë. Njeri vend i fundit do të jetë.

Problemi nuk është ky.


Problemi është se buxheti i familjes shqiptare në 85 për qind të tyre, shifrat tregojnë se ai shkon vetëm për ushqime bazike, për qira, telefona, karburant, veshje mediokre, arsimim kalamajve, ilaçe, dhe mungon pothuajse buxheti për:

Libra;

Pushime;

Kulturë;

Teknologji informacioni;

Turizëm;

Kujdesi për shëndetin dhe sport;

Aktivitete dëfrimi;

Kursime për investime për të ardhmen;

Mirëmbajtje trupi dhe estetikë, produkte estetike dhe higjienike;

Përmirësim i aftësive profesionale;

Artikuj konsumi të gamës të mesme dhe të lartë;

Krijim mjedisesh tërheqëse në banesa;

Rinovim i elektroshtëpiakeve;

Aktivitete dytësore kulturore dhe edukuese për fëmijtë;

Kalim aktiv i kohës të lirë në mënyrë aktive;

Promovim për punësim dhe përmirësim karriere etj.

Shihni buxhetin e familjeve sipas INSTAT-it, sado të zbukuruara të jenë dhe do të shihni se çfarë bëhet. Mos them të gjithë e dimë!

Mos na trajtojnë si qenie që kanë vetëm uri për të ngrënë!

Jemi qenie njerëzore në shekullin e XXI; kemi kërkesa njerëzore, të dinjitetit personal, që nuk i plotësojmë dot.

Shihni të dhënat dhe flasim!

Ky është problemi që duhet debatuar dhe gjetur zgjidhje.