LAJMI I FUNDIT:

Bushati i reagon Ramës: Të marrim përgjegjësi para se t’i quajmë shqiptarët “thashethemexhinj” e “dembelë”

Bushati i reagon Ramës: Të marrim përgjegjësi para se t’i quajmë shqiptarët “thashethemexhinj” e “dembelë”

Gjatë qëndrimit në Shkodër, Edi Rama ndaloi për një vizitë në një biznes. Pronari i saj iu ankua Ramës për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Me këtë rast biznesmeni tha se do të marrë në Bangladesh 300 punëtorë kundrejt një page mujore 400 dollarë.

Rama nga ana e tij tha se qeveria ka lehtësuar procedurat për marrjen e punëtorëve të huaj, duke e cilësuar një iniciativë pozitive, duke shtuar se punëtorët e huaj “nuk janë thashethemexhinj”.

Ndaj kësaj vizite ka reaguar ish-ministri i jashtëm shqiptarë Dimtir Bushati.

“Para se t’i përkufizojmë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesim veten a mbajmë ndopak përgjegjësi për strukturën e ekonomisë shqiptare dhe modelin zhvillimor që ndjekim”, ka shkruar Bushati si reagim indirekt ndaj Ramës.

Bushati thotë se nuk ka sesi të vij zgjidhja magjike përmes zëvendësimit të shqiptarëve që ikin drejt veriut të Europës dhe Amerikës me bangladeshas, afgan dhe indian, meqë këta të fundit nuk paskan ‘pretendime’.

Biznesmeni nga Shkodra kërkon 300 punëtorë në Bangladesh, Rama: Sa të mësojnë shqip ndërroji se fillojnë thashethemet
Lexo po ashtu Biznesmeni nga Shkodra kërkon 300 punëtorë në Bangladesh, Rama: Sa të mësojnë shqip ndërroji se fillojnë thashethemet

“Në fakt, në të dy rastet bëhet fjalë për njerëz dhe jo robot!”, shkruan më tej Bushati.

Bushati thotë se shteti duhet të kujdeset për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat, për shëndetin dhe sigurinë e tyre në punë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori