LAJMI I FUNDIT:

Bushati: Kujdesemi për të drejtat e shqiptarëve, nuk kemi interes për koalicionet (Video)

Bushati: Kujdesemi për të drejtat e shqiptarëve, nuk kemi interes për koalicionet (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se Tiranës zyrtare e as personaliteteve politike në Shqipëri nuk ju interesojnë koalicionet për qeverinë e Maqedonisë, por atyre ju interesojnë vendimet që do të merren për qytetarët shqiptarë atje, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Për herë të parë që nga Marrëveshja e Ohrit, partitë Parlamentare shqiptare dalin mbi dasitë e tyre ideologjike dhe bien dakord për një listë çështjesh, të cilat natyrisht do të duhet që të afatizohen, do të duhet që të detajohen për të rishikuar më pas edhe mënyrën sesi ato çështje do të zbatohen në praktikë. Në këndvështrimin tonë, partitë shqiptare në Maqedoni kanë rënë dakord për të mbështetur njëra-tjetrën përsa i përket zbatimit të këtyre çështjeve, apo mënyrës sesi do të zbatohen këto çështje, por nuk kanë rënë dakord dhe është krejt e natyrshme, për t’u bërë bashkë në një parti”, thotë ministri Bushati.


Sa i përket zbatimit të platformës së nënshkruar nga partitë shqiptare, Bushati thekson se ky është momenti i duhur që ata të bëheshin bashkë.

“Barazia, liria dhe demokracia si tre elemente themelore të Marrëveshjes së Ohrit nuk janë zbatuar në mënyrën e duhur, apo në atë mënyrë siç parashikonte Marrëveshja e Ohrit, çka të lë një përshtypje apo shije të hidhur që kemi të bëjmë me dy komunitete, që në fakt janë shtetformues, sllavo-maqedonasit dhe shqiptarët, të cilët pak komunikojnë me njëri-tjetrin. Besoj se ky është momenti i artë për faktorin politik shqiptar për t’u bërë së bashku dhe për të avancuar këto çështje”, përfundon Bushati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori