LAJMI I FUNDIT:

Bursat rriten lehtë

Bursat rriten lehtë
‘hart on computer monitor, market's climbing, hand and pen pointer

Tregjet financiare po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa indeksi pan-Europian, Stoxx 600, ka fituar rreth 0.2 për qind të vlerës, duke ndjekur tendencën në rritje të tregjeve amerikane.

Sektori i teknologjisë po kryeson fitimet, në rritje me rreth 1 për qind, për shkak të të dhënave pozitive të korporatave për tremujorin e fundit të vitit 2017.
Sa i përket aksioneve individuale, kompania Geberit është rritur ndjeshëm, me rreth 5 për qind, pasi firma zvicerane raportoi shitje vjetore në linjë me parashikimet e analistëve.


Ndërkohë, tregjet amerikane prekën nivele të reja rekord, gjatë sesionit të kaluar, me indeksin Dow Jones që u mbyll sërish mbi 26 mijë pikë, për herë të parë në histori. Optimizmi për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë globale dhe pritshmëritë për fitime të fuqishme të korporatave, kanë mbështetur shumicën e sektorëve.

Në fokus të tregjeve do të jetë edhe takimi i Theresa May me Emmanuel Macron, të cilët do të diskutojnë mbi tema të ndryshme, si ekonomia, lufta kundër terrorizmit dhe mbrojtja. /Telegrafi/