LAJMI I FUNDIT:

Bursa për Programi Eksekutiv të MBA në Fakultetin Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield, “City College”

Bursa për Programi Eksekutiv të MBA në Fakultetin Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield, “City College”

Për vitin akademik 2016/2017, Universiteti i Sheffield, CITY College, në marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë do të ofrojë bursa për kandidatët të cilët janë të interesuar të studiojnë në programin MBA.

Për studentët Kosovar do të ofrohen 10 bursa të plota dhe 5 bursa të pjesshme për punonjësit e sektorit publik dhe atij privat. Bursat janë në dispozicion për specializimet në vijim të programit Ekzekutiv MBA (EMBA): MBA në Menaxhment të Përgjithshëm, në Marketing, në Financa, në Logjistikë, në Menaxhment të Kujdesit Shëndetësor dhe në Menaxhment të Burimeve Njerëzore.

Programi ekzekutiv MBA është program me orar jo të plotë që zgjat 2 vite dhe mësimet zhvillohen në një vikend në muaj në Selanik. Andaj, studentët mund të ndjekin një arsimim tejet cilësor pa i ndërprerë angazhimet e tyre të punës.Përfituesit e bursave pritet të udhëtojnë në Selanik në vikendet e caktuara të programit MBA. Përfituesit gjithashtu pritet të udhëtojnë në Sheffield, në Mbreterinë e Bashkuar (MB), për një javë në fund të vitit të parë të studimeve. Shpenzimet e udhëtimit për në Sheffield, MB, do të mbulohen nga studentët.

Programi Eksekutiv MBAështëi dizajnuar ekskluzivisht për drejtues të biznesit dhe persona me pervojë në pozita menagjeriale. E veçanta e programit qëndron në qasjen e saj tërësore në arsim, pasi që ajo siguron një kuptim të gjerë të koncepteve të biznesit dhe të menaxhmentit me një përqendrim në formulimin e strategjisë së biznesit dhe zbatimit të saj.

Kjo arrihet me anë të strukturës së lëndës dhe përmbajtjes që përfshin një disertacion apo biznesi projekt si dhe me anë të një programi të zhvillimit të aftësive, i cili është projektuar ekskluzivisht për të përmbushur nevojat e menaxherit të sotëm, që kryen veprimtari në një mjedis të globalizuar, duke siguruar studentët me aftësitë e nevojshme si dhe me mundësi të vlefshme për zgjerim të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Pas përfundimit me sukses të programit të MBA, studentët do të marrin diplomën MBA nga Universiteti i Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar.  /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar