LAJMI I FUNDIT:

Bursa e Wall Street mbyllet me rënie të ndjeshme

Bursa e Wall Street mbyllet me rënie të ndjeshme

Një rritje e infektimeve nga varianti Delta shkaktoi një shitje të gjerë në bursën Wall Street, pasi investitorët i druhen rikthimit të masave izoluese ndaj COVID-19 dhe një tejzgjatjeje të rimëkëmbjes ekonomike.

Reklama

Të tre indekset kryesore të aksioneve në SHBA u mbyllën ndjeshëm më ulët, me S&P dhe NASDAQ që pësuan rënien e tyre më të madhe në përqindjen një-ditore që nga mesi i majit.

Dow Jones pati ditën e saj më të keqe në gati nëntë muaj.

Ndjesia e rrezikut gjithashtu uli nivelet 10-vjeçare të Thesarit, duke tërhequr me vete çmimet e aksioneve të bankave që janë të ndjeshme ndaj normave.

Delta, varianti shumë ngjitës i COVID-19ës, është tashmë lloji dominues në të gjithë globin, dhe ka shkaktuar një rritje të infektimeve dhe vdekjeve të reja, pothuajse ekskluzivisht ndër të pavaksinuarit.

Aksionet e industrisë së udhëtimit dhe argëtimit ranë, me indeksin S&P 1500 Linjat Ajrore dhe S&P 1500 Hotele dhe Restorante që humbën dukshëm më shumë terren se tregu më i gjerë.

Indeksi i paqëndrueshmërisë CBOE, një vlerësim i ankthit të investitorëve, arriti nivelin e tij më të lartë në dy muaj.

Dow Jones Industrial Average ra 725.81 pikë ose 2.09 për qind, S&P 500 humbi 68.67 pikë ose 1.59 për qind dhe NASDAQ Composite ra 152.25 pikë ose 1.06 për qind. /VoA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Arbnor Rushiti fitues i BMW të serisë së 3-të - Go+ LOJË E TRENT

Arbnor Rushiti fitues i BMW të serisë së 3-të - Go+ LOJË E TRENT

GO+
Kompani ndërkombëtare do të marrin pjesë në panairin e parë për pasuri të paluajtshme - Prishtina Real Estate Expo 2023

Kompani ndërkombëtare do të marrin pjesë në panairin e parë për pasuri të paluajtshme - Prishtina Real Estate Expo 2023

Prishtina Real Estate EXPO
Ministri gjerman i Bujqësisë vjen në Kosovë – homologu kosovar e pret në pikën kufitare në Han të Elezit

Ministri gjerman i Bujqësisë vjen në Kosovë – homologu kosovar e pret në pikën kufitare në Han të Elezit

Ekonomi
Në Prishtina Mall, me 5 tetor hapen - Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Në Prishtina Mall, me 5 tetor hapen - Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Prishtina Mall
Festo ditëlindjen në VitaLand - oferta fantastike!

Festo ditëlindjen në VitaLand - oferta fantastike!

Vitaland
Gati 4 milionë euro shpenzime të Kuvendit, deputetët ankohen për mungesë të kushteve për punë

Gati 4 milionë euro shpenzime të Kuvendit, deputetët ankohen për mungesë të kushteve për punë

Ekonomi
Kalo në kategori