LAJMI I FUNDIT:

Bursa e kriptovalutave Binance akuzohet për shkelje të ligjeve financiare të SHBA-së

Bursa e kriptovalutave Binance akuzohet për shkelje të ligjeve financiare të SHBA-së

Rregullatorët amerikanë po kërkojnë të ndalojnë platformën për tregtimin e kriptovalutave Binance, duke pretenduar se firma ka operuar ilegalisht në vend.

Reklama

Padia nga Komisioni i Tregtisë (CFTC) thoshte se firma kishte zhvilluar aktivitetin edhe pse nuk arriti të regjistrohej siç duhet te autoritetet, përcjell Telegrafi.

CFTC akuzoi Binance për thyerjen e ligjeve të shumta financiare të SHBA-së, duke përfshirë rregullat që synojnë të pengojnë pastrimin e parave.

E themeluar në vitin 2017, Binance tani është platforma më e madhe e centralizuar në botë për asetet e kriptovalutave, duke pretenduar se ka më shumë se 100 milionë përdorues në mbarë botën. Ajo drejtohet nga miliarderi kanadez me origjinë kineze Changpeng Zhao, i cili gjithashtu përmendet në padi.

Komisioni tha që Binance kishte qenë aktive në SHBA që nga viti 2019, por kurrë nuk ishte regjistruar siç duhet ose nuk ishte në përputhje me ligjet përkatëse amerikane, duke përdorur një strukturë korporative botërore “qëllimisht të errët”, si përpjekje për t’i shpëtuar mbikëqyrjes financiare.

Të gjitha lajmet nga Binance
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Binance

Në vitin 2021, Binance njoftoi se po “shtrëngonte” rregullat e saj, por në të njëjtën kohë, CFTC-ja tha se i këshilloi klientët amerikanë se si t’i shmangeshin kontrolleve duke përdorur rrjetet private virtuale (VPN).

“Firma iu shmang rregullave për të maksimizuar fitimet e korporatave”, tha CFTC.

Vitin e kaluar, zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar Binance se po planifikonin të përdornin ligjet ekzistuese për të zbatuar në mënyrë më rigoroze çështjet që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit dhe mungesën e transparencës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Kalon propozimi i Rrahmanit për pagën minimale deri në 500 euro, e kundërshton ministri Hekuran Murati

​Kalon propozimi i Rrahmanit për pagën minimale deri në 500 euro, e kundërshton ministri Hekuran Murati

Ekonomi
Nuk ka kohë për të humbur - kapni rastin për të zotëruar Renault Austral me një ofertë të veçantë në Auto Mita!

Nuk ka kohë për të humbur - kapni rastin për të zotëruar Renault Austral me një ofertë të veçantë në Auto Mita!

Auto Mita
“Shtëpia e Arkitektëve”- databaza më e madhe në rajon dhe e para e llojit të vet që Agimi Company e ka krijuar

“Shtëpia e Arkitektëve”- databaza më e madhe në rajon dhe e para e llojit të vet që Agimi Company e ka krijuar

Agimi Company
Brez pas brezi me BPB-në, partnerët e Bankës së Vendit rrëfejnë historitë e tyre të suksesit

Brez pas brezi me BPB-në, partnerët e Bankës së Vendit rrëfejnë historitë e tyre të suksesit

Ekonomi
Kriza e kostos së jetesës – sa kushton të jetosh në Prishtinë?

Kriza e kostos së jetesës – sa kushton të jetosh në Prishtinë?

Ekonomi
Udhëtoni me çmime ekonomike prej katër vendeve evropiane drejt Kosovës

Udhëtoni me çmime ekonomike prej katër vendeve evropiane drejt Kosovës

Prishtina Ticket
Kalo në kategori