eksperti-banner

Një burrë pretendon se ka zbuluar “një dhomë të tretë” të fshehtë në shtëpinë, në të cilën ai jeton për katër vjet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pronari i shtëpisë po qëndronte në kopshtin e pasmë, duke vështruar shtëpinë, kur vuri re një dritare të vogël në katin e dytë.


Njeriu, i cili e quan vetën në internet The Majeed, dhe e përshkruan vetën në një “familje me tre persona”, e kishte përshtypjen se ishin vetëm dy dhoma sipër.

“Frikën që pata kur zbulova këtë dhomë të tretë”, shkroi ai kur ndau një video në TikTok në qershor.

@everydaytoking

The scare I got when I discovered this third room. #scary #story #fypシ #fypforyou #thriller

“Unë kam jetuar këtu për katër vjet dhe nuk e kam vërjetur kurrë këtë dhomë? Kjo dhomë e mesme! Vetëm dy dhoma këtu lart, ku është dhoma e mesme?”, thuhej në video.

@everydaytoking

The final chapter of the third room #tiny #room #third #scary #attic #fypシ #fypage #spooky #film #thriller #fypシ゚viral #viral #viralvideo #viraltiktok

Ai filmon katin e dytë të shtëpisë nga brenda, duke treguar një dhomë gjumi dhe një banjo, së bashku me dritaret që përputhen edhe nga jashtë. Por ai tregon edhe dritaren e tretë – siç shihet nga jashtë – por nuk shihet askund brenda. /Telegrafi/

@everydaytoking

Visit TikTok to discover videos!