LAJMI I FUNDIT:

Burri vret gruan, pastaj var veten

Burri vret gruan, pastaj var veten

Mbyti gruan pas një sherri mes tyre dhe më tej në gjendje të rënduar psikologjike, vari veten në verandën e shtëpisë.

Krimi i dyfishtë ndodhi në Casertano, të San Marcellino në Itali, këtë të hënë.


Trupat e pajetë të Antonio Topa, 51 vjeç dhe gruas së tij Immacolata Stabile, 48 vjeçe, u gjetën nga dy fëmijët e çiftit në orët e para të së hënës, pasi u kthyen nga një festë me shoqërinë.

Gruaja e kishte denoncuar burrin disa muaj më parë për keqtrajtim dhe dhunë, por dy javë më vonë e kishte tërhequr denoncimin.

Sipas hetuesve, përcjell noa.al, Topa e vrau të shoqen, pas një sherri të dhunshëm mes tyre.

Rezulton se burri e kishte mbytur me duar të shoqen, në dhomën e gjumit.

Fëmijët e shokuar nga skena makabre me të cilën u përballën kur u kthyen në shtëpi, lajmëruan menjëherë policinë. /Telegrafi/