LAJMI I FUNDIT:

Burri u trondit kur pa gërvishtjet në makinë, e kuptoi se djali i tij shtatëvjeçar e kishte gërvishtur duke hequr borën me lopatë

Burri u trondit kur pa gërvishtjet në makinë, e kuptoi se djali i tij shtatëvjeçar e kishte gërvishtur duke hequr borën me lopatë

Një burrë mbeti i tmerruar kur zbuloi gërvishtje misterioze në të gjithë mbulesën e makinës së tij – vetëm kur e zbuloi përmes kamerave të sigurisë se djali i tij ia pastroi borën nga makina me një lopatë.

Humphrey Grimmett, 46-vjeçar, rishikoi pamjet e xhiruara jashtë shtëpisë së tij dhe gjeti se fajtori i dëmit ishte djali i tij shtatëvjeçar. Dëmi do t’i kushtojë 1,142 euro, transmeton Telegrafi.


Videoja tregon djalin e tij duke përdorur një lopatë masive për të hequr nga borën nga makina, e cila u ble vetëm gjashtë muaj më parë, më 12 dhjetor.

Grimmett, nga Hich Wycombe, Buckinghamshire tha: “Deri të mërkurën nuk pashë gërvishtjet, ato janë absolutisht të tmerrshme, gërvishtje masive.

“Kam kontrolluar kamerat për të parë se çfarë ndodhi dhe atje djali im po përdorte një lopatë që e gjeti jashtë nga puna e ndërtimit që po bënim për të hequr borën.

“Kur u kthye në shtëpi nga shkolla, e pyeta nëse e dinte pse kishte kaq shumë gërvishtje në makinë dhe kur ai tha jo, e pyeta nëse po hiqte borën nga makina”.

“Ai më shikoi me sytë e tij të mëdhenj blu dhe tha “po”, dhe kur e pyeta pse e bëri këtë me një lopatë, ai tha se mendonte se do të ishte e kënaqshme”.

“Gjëja ironike është se makina nuk po shkonte askund, ai thjesht donte të ndihmonte”, deklaroi mes tjerash ai. /Telegrafi/