LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Ohio e kishte mbajtur trupin e pajetë të gruas për gjashtë vite në një rulotë

Burri nga Ohio e kishte mbajtur trupin e pajetë të gruas për gjashtë vite në një rulotë

Një burrë nga Ohio ka ruajtur trupin e pajetë të gruas për gjashtë vite në pronën e tij.

Sherifi i qarkut Columbiana është telefonuar më 2 janar, që të hetojë vdekjen e burrit në Salem në qarkun Columbiana në verilindje të shtetit amerikan, transmeton Telegrafi.


Policia pas shkuarjes në fermë gjeti të vdekurve 70-vjeçarin Robert Rea, për të cilin sherifi tha se ishte vdekje natyrale, megjithatë ata zbuluan në rulotën e tij edhe trupin e gruas.

Zyra e sherifit të qarkut Columbiana ka njoftuar se bëhet fjalë për gruan e tij Peggy Rea, që gjithashtu kishte vdekje natyrale gjashtë apo shtatë vite më parë.

Vdekja e saj kurrë nuk ishte raportuar. E sherifi Brian McLaughlin u tha mediave lokale se trupi i saj ishte mbështjellë me batanije, dhe i rrethuar nga bimët dhe ishte ruajtur shumë mirë.

“Gjatë 34 viteve punë, nuk kam parë diçka të tillë të ngjashme. Nuk kam parë një kufomë që qëndroi për kaq shumë vite e fshehur dhe ishte në gjendje të mirë. Kemi patur kufoma që ishin zhdukur prej kohësh dhe kur i gjenim nuk kishte mbetur pothuajse asgjë”, shtoi McLaughlin.

E lidhur me këtë është deklaruar edhe i biri i dyshes, që i tha policëve se babai dhe nëna e tij ishin “kuakerë” të devotshëm dhe se ‘stili’ i tyre fetar i frymëzoi që ata të varroseshin së bashku në të njëjtën kohë. /Telegrafi/