LAJMI I FUNDIT:

Burg të përjetshëm për tre të akuzuarit në rastin “Monstra”

Burg të përjetshëm për tre të akuzuarit në rastin “Monstra”

Gjykata Penale e Shkupit sot ka shpallur aktgjykimin për rastin “Monstra”.

Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq u dënuan me burg të përjetshëm. Fejzi Aziri me 15 vjet burg, Haki Aziri me 9 vjet burg, ndërkaq Sami Luta u lirua nga të gjitha akuzat për këtë rast, njofton Telegrafi Maqedoni.


Gjykatësi Ognen Stavrev tha se praktika gjyqësore nuk lejon që të përdoret termi “vepër e thjeshtë penale, pasi këtu bëhet fjalë për “Vrasje monstruoze dhe likuidim i fëmijëve”, gjegjësisht marrje jetësh.

Familjarët e viktimave që nuk kishin dashur t’i dëgjojnë fjalët përfundimtare të këtij rasti, sot nën petkun e zi të rrobave që e kanë pasur pothuajse si kod veshje që nga fillimi i seancave gjyqësore, kishin ardhur për ta dëgjuar vendimin me veshët e tyre.

Gjykatësi tha se harxhimet e seancave gjyqësore, janë në llogari të buxhetit të RMV-së.

Fatime Fetai: Dënimet për “Monstrën” të pritshme, kërkojmë paraburgim për të akuzuarit
Lexo po ashtu Fatime Fetai: Dënimet për “Monstrën” të pritshme, kërkojmë paraburgim për të akuzuarit

Ndryshe, mbrojtja e të akuzuarve, në fjalët përmbyllëse tha se rasti “Monstra” është plotësisht rasti i montuar dhe sinonim i rastit “Dreyfus”, me pasoja të mëdha pasi gjashtë njerëz të pafajshëm dënohen pa drejtësisht. Sipas tyre, është e qartë që prokuroria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme dhe ka bazohen vetëm në vetëm indikacione.

Vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit u dënuan me burg të përjetshëm.

Rasti “Monstra” është kthyer në rigjykim në fund të vitit 2017 ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm.

Por, më pas ai deklaroi se asnjëherë nuk ka thënë se persona të tjerë e kanë kryer aktin, apo se këta janë të pafajshëm dhe se për këtë rast fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë./Telegrafi/

Aziri: Joveski dhe Ruskovska të më vizitojnë në burg që t’u jap provat
Lexo po ashtu Aziri: Joveski dhe Ruskovska të më vizitojnë në burg që t’u jap provat

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori