LAJMI I FUNDIT:

Burg për autorët e dyshuar për vrasjen e ish-deputetit shqiptar, ata arsyetohen se ishin në Kosovë kur ndodhi krimi

Burg për autorët e dyshuar për vrasjen e ish-deputetit shqiptar, ata arsyetohen se ishin në Kosovë kur ndodhi krimi

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Kristian Kelmendin dhe Marian Kolën, dy të ndaluarit dhe të dyshuar si autorë të atentatit ku mbeti i vrarë ish-deputeti Pashko Ujka, disa ditë më parë.

Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, asnjë nga të arrestuarit nuk ka pranuar implikimin në këtë krim.

Sipas Policisë, atentatori i drejtpërdrejt në këtë vrasje dyshohet se është Kristian Kelmendi, ndërsa i arrestuari tjetër, Marian Kola, dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje.


Alibia e të arrestuarve është se në kohën kur ka ndodhur vrasje në Shkodër, ata kanë qenë në Kosovë.

Madje me këtë pretendim, familjarë të Marian Kolës kanë kërkuar para ambienteve të Gjykatës, drejtësi për familjarin e tyre.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se motiv për ekzekutimin e ish-deputetit Ujka mund të jetë një borxh i pretenduar që viktima i ka pasur autorit të dyshuar në lidhje me shitjen e një apartamenti. Por hetimet e plota pritet të zbardhin më në detaje dyshimet e ngritura deri më tani në lidhje me këtë ngjarje.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori