LAJMI I FUNDIT:

Bunkerët më luksozë për t’i mbijetuar “apokalipsit” gjenden në zemër të Evropës (Video)

Bunkerët më luksozë për t’i mbijetuar “apokalipsit” gjenden në zemër të Evropës (Video)

Familjet e pasura janë duke blerë në masë të madhe bunkerë nëntokësorë për t’i mbijetuar më të keqes, pasi frikësohen nga bombardimet e mundshme apo trazirave që mund të shpërthejnë kudo nëpër botë.

Kompania që qëndron prapa ndërtimeve të këtyre komplekseve është Vivos, që pretendon se objektet “janë për të mbrojtur familjet e pasura” në rast të ndonjë skenari apokaliptik në të cilin “milionerët mund të zhduken”, transmeton Telegrafi.


Objekti më i madh i quajtur “Europa One” gjendet në Gjermani dhe paraqet një nga “strehimoret më masive nëntokësore për mbijetesë në Tokë, i ndërtuar thellë në male” dhe i “fshehur nga sytë e qytetarëve, pasi qëndron i mbyllur me mure të trasha dhe dyer që pothuajse nuk shkatërrohen me bomba”.

Gazetarja Lin Paramore ka pranuar se ka vizituar edhe disa bunkerë tjerë në lokacione tjera siç është “Indiana”, që gjendet në ish-objektin për komunikim ushtarak që nga koha e Luftës së Ftohtë.

“I ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë që t’i mbijetojë shpërthimeve të bombave prej 20 megatonë, shtrihet në dhjetëra kilometra dhe është një kompleks nëntokësor që mund të strehojë deri në 80 persona në një periudhë kohore prej një viti, pa pasur nevojë të dilet mbi sipërfaqe të tokës”, thuhet në një dokument.

“Është për njerëzit e pasur që janë të brengosur për skenarë të katastrofave të ndryshme. Një kompleks i vogël i furnizuar me ujë dhe ushqim për një vit mund të kushtojë 35 mijë dollarë për ndërtimin e tij, ndërsa ato më luksoze shiten deri në tre milionë dollarë”, ka deklaruar gazetarja Paramor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori