LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku-Rexhepi: Vetëm Haziri mund ta bëjë një hap para për ta bashkuar Osmanin me LDK-në

Bunjaku-Rexhepi: Vetëm Haziri mund ta bëjë një hap para për ta bashkuar Osmanin me LDK-në

Kandidatja e zgjedhur për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, beson se shumica e delegatëve të këtij subjekti do ta mbështesin Lutfi Hazirin për t’u zgjedhur kryetar i partisë më 14 mars, kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor.

Bunjaku-Rexhepi në klankosova ka deklaruar se Haziri është një fytyrë unifikuese e cila do ta bashkojë LDK-në, për të cilën thotë se është përçarë kohëve të fundit.


“Me kërkesën tonë të degës në Gjilan, Lutfi Haziri kandidon për kryetar të partisë. Ne i kemi bërë presion që ai të kandidojë për të parin e LDK-së. Ai e ka dëshmuar në shumë procese se ka qenë afër LDK-së, pasi është aty që nga fillimi i saj. Haziri ka qenë në këtë parti në ditët e mira dhe të vështira”.

“Unë pa asnjë hezitim besoj se shumica e delegatëve do ta mbështesin Hazirin. Të gjitha kandidaturat për kryetar janë të mira,  por, mendoj se më i duhuri është Haziri, të cilin do ta votoj më 14 mars. Ndër tjera, Haziri gjithmonë e ka dëshmuar se është një fytyrë unifikuese. Ai do ta bashkojë LDK-në nga përçarjet që i kishim. Ai po ashtu do t’i bëjë bashkë të gjitha gjeneratat e subjektit”.

Bunjaku-Rexhepi ka theksuar se vetëm Lutfi Haziri mund ta shtyjë Vjosa Osmani që ta bëjë një hap para për rikthimin e saj në LDK.

“Unë mendoj se me Lutfi Hazirin, Vjosa Osmani mund të përafrohet dhe të bëjë një hap para në LDK. Haziri ka votuar kundër shkarkimit të Osmanit si nënkryetare e LDK-së, këtë ai e ka bërë të ditur vetë”.

“Unë besoj se vetëm ai mund ta bëjë një hap për ta bashkuar Osmanin dhe të gjithë ata që janë të hidhëruar, të cilët më parë ishin pjesë e partisë. Me bashkimin e të gjithëve LDK-ja mund të dalë e para në Kosovë. Ne duhet t’iu kërkojmë falje të gjithëve që i kemi hidhëruar, duhet të ecim para, LDK-ja i duhet Kosovës”.

Ajo ka pohuar se është pro zgjedhjes së Osmanit si presidente e Kosovës, por ka shtuar se pozita e saj për këtë gjë do të jetë krahas vendimit dhe qëndrimit të partisë që ajo bën pjesë, për të cilin ka thënë se akoma nuk dihet cili do të jetë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori