Shkrimtarja Helena Kadare, pas një periudhe të gjatë ka dal me librin e kujtimeve, ‘Kohë e pamjaftueshme’, ku flet për jetën me Ismail Kadarenë dhe gjithçka që ka të bëjë me këtë çift të veçantë. Libri,është botuar nga ‘Onufri’ dhe ka fituar çmimin ‘Autori i vitit’, në Seminarin e katërmbëdhjetë, të mbajtur në nëntor 2011. Ne shfrytëzuam rastin dhe zhvilluam këtë bisedë ekskluzive.
Intervistoi: Shaqir Foniqi
Zonja Helena, vendimin për botimin e këtij libri e keni marrë në Dubrovnik me 1996. Sa ka ndikuar jeta me Ismailin që ta shkruani këtë libër-ditar?
Helena: Besoj se ka ndikuar shumë. Një jetë kaq e gjatë, nuk ka se si të ishte ndryshe. Unë them se po, madje ai më ka ndihmuar, qoftë edhe duke më kritikuar, sepse edhe kur bënte rolin e kritikut, shndërrohej edhe në mbështetës të zellshëm.
Libri juaj ka zgjuar debate te zjarrta, madje është hapur edhe një proces gjyqësor?
Helena: Është jashtë dinjitetit tim të flasë për këtë, sepse, pikë së pari ato gjëra u thanë pa seriozitet, kurse unë mendoj se libri im është serioz, që ka gjëra shumë më të rëndësishme se sa ato gjëra që diskutohen në atë lloj televizioni, të cilit nuk dua as t’ia përmend emrin. Ishin fantazitë vulgare të tyre, të cilët pa e lexuar librin, morën këtë fushatë, por jam e kënaqur se shumica e medieve i kanë bërë jehonë të shëndoshë librit tim.
Njerëzit që i njoh e dinë fare mirë, kurse ata që nuk i njoh më kanë dhënë mbështetje përmes mesazheve shumë të bukura, saqë në një rast kam thënë, ‘O, Zot sa bukur dinë të shkruajnë shqiptarët’! Prandaj, i falënderoj shumë.
Libri flet edhe për ‘flirtet’?
Helena: ‘Flirtet’ në libër zënë aq vend, sa e meritojnë. Aq ishte roli i tyre dhe unë nuk mund të shpikja gjëra të paqena. Nuk jam penduar për librin që e kam shkruar.
Sa jeni e kënaqur me ‘bumin’ e librit?
Helena: Jam shumë e kënaqur me atë pjesën e shëndoshë të shoqërisë shqiptare. Sigurisht një shoqëri e sapo dalë nga lufta, me sa duket nuk ka ditur ta përtypë mirë këtë liri, por kjo është një pjesë e vogël dhe e parëndësishme, madje e papërfillshme.
Pikaso thotë, ‘I thash të gjitha dhe çlirova shpirtin tim’?
Helena: Mendoj se i kam thënë të gjitha dhe kam çliruar shpirtin tim, pra ndjehem më e lehtësuar, gjithsesi.
Në qendër të librave tuaj është femra, madje femra shqiptare, të cilën e keni himnizuar?
Helena: Po, kjo është e vërtet. Unë e kam vlerësuar gruan shqiptare dhe them me plot gojën se ajo është e denjë për respekt dhe nuk ka nevojë të jetë indiferente. Madje, personazhet femra në librat e mijë, janë shembull se si duhet të jetë një femër komplete dhe pikërisht do të doja ashtu të isha edhe unë dhe përpiqem të jem.
Botimi i çdo libri është një variant i kënaqësisë. Ndjeheni e kënaqur, ju?
Helena: Shumë. Madje, kam marrë aq shumë mesazhe, saqë nuk ka më vend në celular dhe do t’i ruaj me fanatizëm dhe miradije.
Prisni që librin ta botoni edhe në Kosovë?
Helena: Me kënaqësi të madhe, madje,unë shpesh kam ardhë me Ismailin në Kosovë dhe atje kemi shumë miq, prandaj edhe libri flet për ato ngjarje dhe miqësi. Madje, ne, edhe kur nuk jemi fizikisht në Kosova, jemi shpirtërisht atje.
Sivjet e keni sfiduar Ismailin në Panair?
Helena: Ashtu?! Po ai është në libër, prandaj Ismaili është i gjithgjendshëm.
A prisni që Ismaili t’u kundërvihet më libër, kundër librit, qoftë edhe duke iu plotësuar?
Helena: Pse? Ai është shumë i kënaqur me librin. Ai e ka aprovuar botimin e tij dhe s’mund të bëjë një gjë të tillë. Pa pëlqimin e tij, nuk do ta shkruaja librin…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?