LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi publikon procesverbalin e Komisionit të Malit të Zi: Ja çka bëri komisioni i Mehës (Video)

Bulliqi publikon procesverbalin e Komisionit të Malit të Zi: Ja çka bëri komisioni i Mehës (Video)

Komisioni për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi nuk i ka përdorë hartat topografike të Institutit Gjeografik të ish-Jugosllavisë, por ka përdorë disa harta tjera, të cilat sipas tyre vlejnë, e ato të Institutit nuk vlejnë.

Kështu ka thënë Shpejtim Bulliqi, deputet i LDK-së në emisionin ‘Rrokum Roll’, duke shtuar se “duhet me gjet ndonjë super-ekspert për këtë, sepse nuk di çka të them ndryshe”.


Ai në vazhdim thekson se, “gabimet e Komisionit kosovar janë bërë qysh në start me metodologji, sepse janë mbështet vetëm në një kriter, atë kadastral. Nuk kanë marrë për bazë asnjë kriter tjetër”.

Bulliqi në vazhdim ka publikuar një argument ekskluziv në Rrokum Roll. Fjala është për procesverbalin e Komisionit të Malit të Zi, ku thuhet se pala kosovare ia ka transferuar të gjitha kompetencat Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare ndërmjet dy shteteve.

Bulliqi tha se ky procesverbal është në faqen zyrtare të Komisionit malazez.

Sipas këtij dokumenti, pala malazeze e ka përgjegjësin e plotë për të përgatitur draftin e caktimit të vijës kufitare.

Bulliqi ka thënë se këtë dokument e kanë edhe qeveritarët tanë.

Ai në fund thotë se “përgjegjësinë kryesore e ka komisioni i palës kosovare dhe askush tjetër për këtë. Ai ka shtuar se na duhet ti ruajmë marrëdhëniet me Malin e Zi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori