Ministria bullgare e financave njoftoi se vendi po përballet me falimentim.
Ministrja në detyrë e Financave, Rositsa Velkova-Zheleva kërkojë që të shtyhet për një kohë të pacaktuar pranimi i Bullgarisë në Eurozonë.
Ajo thotë se huamarrja nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do ta ndihmonte vendin që të ruajë stabilitetin fiskal, por se kjo mund të vendosë kufizime serioze financiare dhe se në atë situatë do të ngriheshin të ardhurat, shkruan portali bullgar novinite.
“Vlerësimet e bëra nga Ministria e Financave tregojnë se, nëse politikat e miratuara gjatë vitit 2022 mbahen dhe reflektojnë efektet fiskale të rregulloreve që kanë hyrë në fuqi, të cilat paracaktojnë të ardhurat dhe shpenzimet, efekti për vitin 2023 nënkupton një përkeqësim të ndjeshëm të bilancit buxhetor në administratën publike në masën 6.9 për qind të GJDP-së”, tha Velkova-Zheleva.
Ajo theksoi se si rezultat i masave, të cilat i miratoi Kuvendi që zgjodhi qeverinë me kryeministër, Kiril Petkov dhe ministër të Financave, Asen Vasilev, “ka pasur një rritje të ndjeshme të shpenzimeve buxhetore për vitin 2023 dhe në afat të mesëm deficitet janë sërish rreth 6 ose 7 për qind të GJDP-së”.
“Për të tejkaluar rreziqet, qeveria duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të respektuar rregullat dhe kufizimet fiskale dixhitale nga Ligji për Financat Publike, pra të propozojë masa të përhershme për konsolidimin e të hyrave dhe shpenzimeve për të arritur nivelet e deficitit të synuar për periudhën 2023-2026”, ka përfunduar Velkova-Zheleva. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Trump lanson kriptomonedhën e tij $Trump
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta