LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria iu ngrit aktakuza pesë personave të dyshuar në lidhje me shpërthimin vdekjeprurës në Stamboll

Bullgaria iu ngrit aktakuza pesë personave të dyshuar në lidhje me shpërthimin vdekjeprurës në Stamboll

Pesë të dyshuar janë paditur në Bullgari në lidhje me një shpërthim vdekjeprurës me bombë në Stamboll më 13 nëntor, për të cilin autoritetet turke fajësuan luftëtarët kurdë të PKK-së dhe aleatët e tyre në Siri.

“Pesë persona janë akuzuar për ndihmën që i ofruan njëri prej autorëve të dyshuar të sulmit për të ikur”, tha Siyka Mileva, zëdhënëse e prokurorit të përgjithshëm të Sofjes.

Roli i tyre ishte “logjistik”, tha ajo, duke shtuar se prokuroria kishte kërkuar paraburgim për katër prej tyre, transmeton Telegrafi.


Sipas stacioneve televizive lokale, tre ishin nga Moldavia dhe një nga një vend arab i paspecifikuar.

Gjashtë persona u vranë se 81 u lënduan në një shpërthim në një rrugë këmbësore në zemër të Stambollit më 13 nëntor.

Sulmi nuk është marrë përsipër në këtë fazë.

Deri më tani, 17 persona janë arrestuar në Turqi, përfshirë një grua 23-vjeçare e akuzuar për vendosjen e bombës në një stol në rrugën Istiklal.

Alham Albashir u arrestua në një apartament në një periferi të Stambollit dhe besohet se ka hyrë ilegalisht në Turqi nga Siria veri-lindore, sipas autoriteteve.

Ajo e pranoi krimin ndërsa ishte në paraburgim, thanë ata.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadoly, duke cituar raportin e policisë, ajo tha se për herë të parë ra në kontakt me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në vitin 2017 përmes ish të dashurit të saj dhe dyshohet se mbajti një lidhje me organizatën pasi u ndanë.

PKK dhe YPG (Njësitë e Mbrojtjes së Popullit), një milici kurde aktive në Siri dhe e akuzuar nga Turqia si e lidhur me PKK-në, kanë mohuar çdo përfshirje në sulm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Kalo në kategori