LAJMI I FUNDIT:

Buka e shtëpisë për forcim të imunitetit te fëmijët: Shumë e shijshme dhe plot vitamina!

Buka e shtëpisë për forcim të imunitetit te fëmijët: Shumë e shijshme dhe plot vitamina!

Përbërësit:

– 50 g arra ose lajthi,
– 500 g miell,
– 100 g miell gështenje,
– 50 ml vaj,
– 2 lugë nisheste gruri,
– 1 paketim tharm,
– Një lugë e vogël kripë


Gatimi:

Arrat pritni në copa të trasha. Përzieni me miellin e grurit dhe miellin e gështenjave me nisheste dhe kripën.

Në miell bëni një gropë dhe aty qiteni tharmin e zbërthyer në 275 ml ujë të vakët dhe ngjisheni derisa të bëhet brumë i lëmuar.

Brumin mbulojeni dhe lëreni rreth një orë në ambient të ngrohtë që të bymehet.

Pastaj edhe një herë ngjisheni mirë.

Lyeni kallëpin e thellë kënddrejtë (30 cm), qiteni miell dhe vendoseni brumin e formësuar sipas kallëpit.

Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë edhe gjysmë ore që të bymehet.

Furrën ngroheni në 200 gradë. Bukën piqeni 50 – 60 minuta.

Nxirreni nga furra, me kujdes lyeni me pak ujë të ngrohtë, pastaj qitni arrat apo lajthitë e grira imët.

Bukën piqeni edhe afro dhjetë minuta në temperaturë të ulët.

Ju bëftë mirë!

/Telegrafi/