LAJMI I FUNDIT:

Bujqit në Maqedoni edhe me borxhe ndaj DAP do të marrin subvencione

Bujqit në Maqedoni edhe me borxhe ndaj DAP do të marrin subvencione

Bujqit tani nuk do të jenë të obliguar që së pari t’i shlyejnë obligimet ndaj Drejtorisë për të Ardhura Publik (DAP), që më pas të mund të marrin subvencione.

Kjo është paraparë me ndryshimet më të reja të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, i cili do t’u mundësojë bujqve që të marrin subvencione edhe me borxhe ndaj DAP-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Propozohet që për shfrytëzuesit e mjeteve të ndërpriten të vlejnë kushtet për obligime të shlyera në baza të tjera të cilat nuk janë në sferën e bujqësisë, respektivisht obligime për të cilat është kompetente DAP dhe kushti për obligime të shlyera në bazë të marrëveshjeve të lidhura për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet kompensuese nga ndihma e huaj, për të cilën është kompetente ministria”, thuhet në porpozim-ligj.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjin për buqësi dhe zhvillim rural është në procedurë paraqeveritare.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që të mundësohet pagesa efikase dhe në kohë e subvencioneve për bujqit në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori