LAJMI I FUNDIT:

Bujqit e bizneset kërkojnë ndihmën e shtetit për dëmet nga vërshimet

Bujqit e bizneset kërkojnë ndihmën e shtetit për dëmet nga vërshimet
Vërshime në Pejë (20.11.2022)

Vërshimet e muajit të kaluar kanë lënë pasoja si në bujqësi por edhe në biznese në zonën e Junikut. Dëmet po konsiderohen të mëdha si nga bujqit, bizneset por edhe nga komuna e Junikut.

Pasojat e vërshimeve të fundit në shtratin e lumit Ereniku në Junik ende janë të dukshme.


Madje, në shumë pjesë janë dëmtuar në masë të konsiderueshme muret anësore dhe shëtitorja pranë tyre.

Po ashtu është dëmtuar krejtësisht rruga fushore në lagjen Berishë ndërsa edhe dëmet në bujqësi nuk janë të vogla, raporton RTK.

Kështu është shprehur drejtori i Drejtorisë për Shërbime publike në Junik, Demokrat Ganijaj i cili tha se dëmet e përgjithshme në këtë komunë shkojnë në rreth 500 mijë €.

Ngritja e nivelit të ujit ka bërë që të dëmtohen edhe shumë ekonomi familjare. Më së keqi e ka pësuar Naser Krasniqi të cilit i janë dëmtuar  në masë të madhe prodhime nga mobileria e tij.

Ndërkaq sipas zyrtarëve komunal dëmet më të mëdha po llogaritet të jenë në rrugën Junik Gjocaj Gjeravicë, ku krahas dëmtimit të rrugës së asfaltuar ka edhe shembje të mëdha të dheut të cilat e kanë ndërprerë tërësisht qarkullimin.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori