Bujar Pllana e feston me gol ftesën e Shqipërisë, shënon në kampionatin polak

Mbrojtësi Bujar Pllana ka shënuar një gol të bukur për Lechia Gdansk, për të kaluar vendasit në epërsi ndaj Pogon Szczecin.
Futbollisti që mori ftesë nga Sylvinho për play-offin e Botërorit realizoi me kokë pas një harkimi për të zhbllokuar epërsinë.
Me një goditje të saktë, ai e la plotësisht portierit të shtangur derisa topi hynte në rrjetë.
Për të parë golin: VIDEO
Ndërkohë, kujtojmë ai pas dy ditëve do të udhëtojë për në Shqipëri, aty ku do të bashkohet me bashkëlojtarët e rinj, meqenëse në të kaluarën ishte pjesë e grupmoshave të Kosovës./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































