LAJMI I FUNDIT:

Bugatti tregon si është ndërtuar hiper-makina e re

Bugatti tregon si është ndërtuar hiper-makina e re

Tashmë dihet, se në cilin model është bazuar

Kohë më parë, është bërë e ditur se Bugatti do të sjellë diçka të re në Pebbles Beach, në aktivitetit që fillon këto ditë, transmeton Telegrafi.


Shfaqja e një makine të mbuluar, tregonte përafërsisht se çfarë makine mund ta shohim ndërsa tani kemi edhe më shumë të dhëna.

Më 16 gusht, do ta shohim një hiper-makinë të bazuar në Bugatti EB110 SS, që është ndërtuar në vitin 1990. Në një video të shpërndarë, është treguar një pjesë e historisë së Bugattit, di dhe mënyra si është ndërtuar kjo hiper-makinë.

Hiper-makinën në tërësi, Bugatti do ta shfaqë edhe nëpërmjet internetit, që të gjitha ta shohin stilin që do ta ketë shumë të mirë. /Telegrafi/