LAJMI I FUNDIT:

Bugatti Royale mund të rikthehet si një limuzinë elektrike (Foto)

Bugatti Royale mund të rikthehet si një limuzinë elektrike (Foto)

Makinën ultra luksoze, nuk pritet ta shohim para vitit 2023

Ka një kohë që Bugatti po bëhet gati, ta lansojë një model të ri me përmasa të mëdha, përkrah Chiron, transmeton Telegrafi. Deri më tani, është pretenduar se mund të jetë një sedan me katër dyer, teksa së fundmi Car magazine raporton se kompania do ta rikthejë modelin Royal si një limuzinë ultra luksoze.


Ky model luksoz është prodhuar prej vitit 1927 deri më 1933, teksa prej prodhimit kanë dalë vetëm shtatë njësi. Megjithatë, është i rëndësishëm, sepse është vetura më e madhe që Bugatti e ka prodhuar ndonjëherë.

Sipas raportit, thuhet se do të huazohet platforma e Porsche J1, që është shfrytëzuar te Taycan. Vetëm se ky Bugatti Royale do të jetë tërësisht elektrik, që do të ketë kapacitet të lartë.

Nuk pritet që kjo limuzinë të lansohet para vitit 2023, që i japë mundësi të punohet sa më shumë në qelizat e baterisë. /Telegrafi/