Adhuruesit e pasur të veturave Bugatti tani kanë mundësinë të zotërojnë një pjesë të historisë.
Gati 25 vjet pasi operacionet e Bugatti përfunduan në 1963 dhe rreth 40 vjet para se kompania të bashkohej me Rimac, biznesmenit italian Romano Artioli iu dhanë të drejtat për të themeluar Bugatti Automobili S.p.A. Ishte mesi i viteve 1980 dhe me ndihmën e një ekipi inxhinierësh dhe dizajnerësh nga Maserati, Ferrari dhe Lamborghini, Italiani ringjalli markën luksoze franceze.
Bugatti zhvilloi vetura moderne sportive që krijuan një epokë të re dhe prodhimi filloi të zhvillohej në një fabrikë të re në Modena.
Paraqitur para Pallatit të Versajës më 15 dhtator 1991 në 110 vjetorin e lindjes së Ettore Bugatti, super vetura EB110 GT “shpërtheu” në skenë falë formës së trupit të saj dhe dyerve të gërshërëve. Vetura kishte një shasi karboni monokok, karrocë me motor dhe aerodinamikë aktive.
EB110 GT ishte mundësuar nga një motor qu12 turbo 3.5-litërsh (60v) V12 që zhvilloi 553 kuaj/fuqi dhe 612 Nm çift rrotullues. Ai ishte i shoqëruar me një kambio manual me 6 shpejtësi që transmetonte fuqinë në të katër rrotat. Vetura përshpejtoi nga 0 në 100 km/h në 3.4 sekonda, ndërsa shpejtësia e saj maksimale ishte 341 km/h.
Pavarësisht numrave premtues dhe teknologjisë inovative, vetëm 139 vetura u prodhuan përpara se Bugatti të mbyllte dyert për shkak të krizës ekonomike globale.
Sidoqoftë, Buggatti EB110 GT Prototipi i vitit 1994, i pikturuar në blu Bugatti, aktualisht është në dispozicion për shitje përmes Copley Motorcars, dhe pjesa e brendshme është e veshur me lëkurë gri të lehta. Para se të importohej në SHBA, vetura ishte pjesë e një koleksioni privat dhe u restaurua dhe iu shit një blerësi nga Zvicra në 2000. Një nga 139 të prodhuara, ky prototip me numrin e motorit 00041, ka udhëtuar pak më shumë se 1.000 kilometra dhe është në gjendje të përsosur.
Çmimi nuk është i shënuar, por është i disponueshëm sipas kërkesës. Mostra të tilla normalisht shiten midis 700 mijë dhe një milion dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Si u krijua logoja e Mercedesit?

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina
Jaguar-Land Rover, brenda qendrës testuese të veturave elektrike të gjigantë britanikë

Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm
Vetura kineze me inteligjencë artificiale jashtë kontrollit, përplaset me disa vetura – shkakton kaos në rrugë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës