Buçkovski: Pas propozimit për referendum qëndron ndikimi rus, Bullgaria dhe Maqedonia do të ecin përpara
Pas histerisë anti-bullgare në Republikën e Maqedonisë, protestave dhe propozimit për referendum për anulimin e Marrëveshjes së Miqësisë me Bullgarinë qëndron Rusia, e cila ka kohë që punon për destabilizimin e rajonit, thekson ish-kryeministrit dhe ish-përfaqësuesi special i Qeverisë për negociatat me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në një prononcim për “BGNES” tha se në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase nuk ka kthim mbrapa dhe se me ndihmën e Sofjes do ta zbatojmë propozimin francez dhe do të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian.
Buçkovski theksoi se Moska nuk ka interes për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Nuk është sekret që Rusia ka kohë që po punon për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thekson ish-kryeministri.
“Pas protestave dhe pas dëshirës për të mbajtur një referendum qëndron ndikimi rus. Herët a vonë do të bëhet shumë më e qartë”, shtoi Buçkovski, duke shtuar se “jo vetëm ‘E Majta’ është pjesë e këtij skenari”.
Ai shprehu kënaqësinë që Bullgaria dhe RMV i mbajnë marrëdhënie të mira.
“Jam i befasuar këndshëm që edhe në nivel zyrtar kur kryeministra ishin Kiril Petkov dhe Boyko Borissov, si dhe disa qeveri kalimtare, ne mbajtëm marrëdhënie të mira”, tha Buçkovski, duke specifikuar se kjo ishte shumë e dobishme sidomos pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
I pyetur nëse pas pranimit të propozimit francez po hyjmë në një fazë të re të marrëdhënieve dypalëshe, Buçkovski theksoi: “Unë kam qenë gjithmonë optimist për marrëdhëniet bullgaro-maqedonase. Nuk ka kthim prapa, ne do të shkojmë vetëm përpara. Ka pasur probleme, kemi ngecur në një vend, por nuk jemi kthyer më. Ne do të ecim përpara”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova