LAJMI I FUNDIT:

BSPK: Tërheqja e kursimeve nga Trusti është diskriminues

BSPK: Tërheqja e kursimeve nga Trusti është diskriminues

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, të premten e kaluar kanë votuar në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Pas kësaj, ky Ligji është dekretuar nga Zyra e Presidencës.


Në dispozitat e këtij Ligji është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19, shkruan Telegrafi.

Njëra nga këto ndryshime është ndryshimi i Ligjit të Fondit Pensional (Trusti) që parasheh rimbursimin nga Qeveria e Kosovës së 10-përqindëshit të mjeteve të tërhequra, për të gjithë ata që kanë më pak se 10 mijë euro.

Numri i qytetarëve sipas shumës së kursimeve që kanë në Trust – vetëm 8 për qind posedojnë mbi 10 mijë euro
Lexo po ashtu Numri i qytetarëve sipas shumës së kursimeve që kanë në Trust – vetëm 8 për qind posedojnë mbi 10 mijë euro

Lidhur me këtë, ka reaguar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, duke thënë se, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, respektivisht tërheqja e kursimeve nga Trusti është mjaft diskriminues në disa sektorë.

“BSPK konsideron se sipas Konventës (ILO – C100) së Organizatës Botërore të Punës e miratuar në Pragë në vitin 1951, e cila e rregullon barazinë në paga, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike respektivisht pakoja e Trustitit Pensional është mjaft diskriminuese në disa sektorë. Edhe pse është një infusion i vonuar për ekonominë tone të brishtë, shpresojmë se në pakot e ardhshme mos të ketë diskriminime të tilla në mënyrë që të përfitojnë qytetarët në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagim.

Ky ligj do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike. /Telegrafi/